E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovica, deklaratë në mbështetje të Haradinajt

Kuvendi Komunal i Mitrovicës, në mbledhjen e mbajtur të hënën, mes tjerash ka vendosur unanimisht të lëshojë një deklaratë në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, të cilët po mbahen në Hagë.

“Duke pasur parasysh luftën e pastër të UÇK-së, të verifikuar shumë herë nga institucionet ndërkombëtare, si Tribunali i Hagës, i cili në vitin 2008 shpalli të pafajshëm Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij, ne shprehim besimin tonë se ata edhe një herë do të dëshmojnë pafajësinë e tyre dhe pastërtinë e luftës së UÇK- së, ne kërkojmë lirimin e tyre sa më të shpejtë”, thuhet në deklaratë.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, në seancën e mbajtur më 21 korrik të këtij viti, ka vendosur që procesi kundër Ramush Haradinjat, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimit, të përsëritet pjesërisht.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›