Cana i jep fuqi Galatasarayt

Trajneri i Galatasarayt, Frank Rijkaard ka treguar arsyen e transferimit të Lorik Canës nga klubi anglez, Sunderland te gjigant turk.
Holandezi ka thënë se futbolli në Turqi bazohet në lojë fizike, prandaj edhe është përcaktuar për transferimin e reprezentuesit të Shqipërisë në stadiumin Ali Sami Yen.
"Transferimi i Canës ka të bëjë me natyrën e lojës në futbollin turk. Kemi pasur nevojë për një futbollist që do ta përmirësonte aspektin fizik të ekipit", tha ish-trajneri i Barcelonës për numrin e gushtit të revistës së klubit.
Ndërkohë, pas lëndimit të pësuar, ish-kapiteni i Marseilles dhe Sunderlandit u është rikthyer stërvitjeve. Lëndimi i kosovarit nuk ishte serioz derisa ai ka stërvitur me Galatasaray të dielën.
26-vjeçari pritet të jetë gati për ndeshjen e kthimit që Galatasaray do ta zhvillojë kundër OFK Beogradit, në kuadër të rrethit të tretë eliminator të Europa Leagues.