Mitrovica dhe Vushtrria mund të përfshihen në një zonë ekonomike

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, në kuadër të vizitave të saj nëpër komuna, takoi kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, kryetarin e Komunës së Mitrovicës, menaxhmentin e fabrikës së dekoreve të dritareve “C&E – Window Decoration” si dhe udhëheqjen e kompleksit minerar “Trepca”.Fillimisht, zëvendëskryeministrja Kusari – Lila u takua me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakun, cili e informoi ministren për zhvillimin ekonomik, investimet dhe planet e kësaj komune. Kryetari Mulaku theksoi se sektori i bujqësisë dhe industria e drurit janë sektorët më potencial për këtë komunë.
Kusari-Lila theksoi se për të pasur sukses reformat reformat ekonomike duhet një bashkëpunim i Qeverisë qendrore dhe pushteteve lokale.
Së bashku me kryetarin, zv/kryeministrja vizitoi zonën ekonomike të propozuar nga komuna si hapësirë potenciale për t’u shpallur si zonë e lirë ekonomike dhe më pas vazhduan në komunën e Mitrovicës, ku u diskutua për hapat e ardhshëm për zonat e lira ekonomike në rajonit e Mitrovicës.
Avni Kastrati, kryetar i Komunës së Mitrovicës potencoi se ligji i miratuar në parlament për zonat e lira ekonomike është ligj me peshë shumë të madhe për zhvillimin ekonomik, prandaj duhet një vëmendje e veçantë për hapat e ardhshëm dhe të ketë qartësi ne proces. Ai tha se Mitrovica posedon 50 hektarë tokë që do të mund të shfrytëzohej si zonë e lirë ekonomike.
Ministrja Kusari – Lila e informoi kryetarin Kastrati për procesin e mëtutjeshëm të Ligjit për Zonat e Lira Ekonomike. “Për implementimin e këtij ligji dhe krijimin e shpejtë të zonave të lira ekonomike, ne kemi filluar tashmë me përgatitjen e të gjithë legjislacionit sekondar në mënyrë që ta jetësojmë idenë rreth zonave të lira ekonomike nëpër Kosovë. Hapat e ardhshëm janë: krijimin e Këshillit Kombëtar për Zonat Ekonomike, përgatitjen e akteve nënligjor rreth të cilat përcaktojnë kushtet dhe lehtësirat për bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kuadër të zonave ekonomike dhe përmbajtjen e studimit të fizibilitetit, që duhet të bëhet për çdo zonë të lirë ekonomike të propozuar.
Qëllimi nuk është vetëm përfshirja e Mitrovicës si qytet, por edhe përfshirja e Vushtrrisë në këtë projekt ”, theksoi ajo.
Më pas, ministrja Kusari – Lila vizitoi Fabrikën e dekoreve të dritave “C&E – Window Decoration” , që është e vendosur në Parkun e Bizneseve në Mitrovicë. Petrit Ibrani, pronar i kësaj fabrike e informoi ministren për planet, investimet si dhe për sfidat e kësaj fabrike. Si sfidë, sipas z. Ibrani, mbetet pagesa e TVSH-së në fillim pasi që po e ngarkon biznesin qysh në fillim. Kompani “C&E – Window Decoration” është vendosur në nëntor të vitit të kaluar në këtë park. 5% e prodhimit eksportohet në Holandë, ndërsa pjesa tjetër shfrytëzohet në Kosovë.
Duke mbetur në qytetin e njëjtë, zëvendëskryeministrja Kusari-Lila vizitoi edhe minierën e Trepçës, e cila është e njohur për pasuritë natyrore të vendit tonë, veçanërisht është për mineralizimet e plumbit zinkut dhe argjendit. Nga udhëheqësit e Minierës së Trepçës u tha se ka hapësirë për përmirësim.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbetet e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin e afërt me sektorin privat. Kjo është vizita e dytë për këtë vit, si pjesë e agjendës së ministres për përkrahjen dhe njoftimin nga afër me problemet dhe sukseset që kanë bizneset kosovare. /Indeksonline/