E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovica nderon ditën e dëshmorëve të UÇK-së

PRISHTINË- Drejtuesit më të lartë të komunës së Mitrovicës bënë sot homazhe, në nderim të të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me rastin e 6 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në këtë komunë.

"Kanë kaluar 12 vjet që ne jemi të lirë dhe çdo ditë përjetojmë dinjitetin që nuk e kishim në shekuj", tha kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ndërsa i cilësoi dëshmorët, themeltarë të lirisë dhe pavarësisë.

Ai theksoi se përditë ndihet rëndësia e sakrificës dhe luftës heroike të bijve më të devotshëm të kësaj toke, të cilët me gjakun e tyre i dhanë jetë lirisë. Veprimtaritë e Ditës së Dëshmorëve në Mitrovicë u mbyllën me një akademi përkujtimore në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica”.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›