Mjekët në burg
Mjekët e Rahovecit, tridhjetë ditët e ardhshme do t’i kalojnë prapa grilave. Kështu ka vendosur të shtunën Gjykata e Qarkut në Prizren. Gjinekologut Ejup Zeka dhe urologut Avdyl Hoxha u janë shqiptuar tridhjetë ditë paraburgim nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut, Fillim Skoro. Ky gjyqtar tha për Express se vendimi është marrë në bazë të kërkesës së prokurorit publik, i cili ka kërkuar këtë masë paraburgimi për dy mjekët. Skoro, pa asnjë kundërshtim, miratoi kërkesën e prokurorit të çështjes dhe dy mjekët e dyshuar i dërgoi në paraburgim.
“Vendimi është marrë në bazë të dyshimit të bazuar për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 339 paragrafi 31 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës”, tha gjyqtari Skoro për Express.
Dy mjekët dhe pesë persona të tjerë, që të gjithë punëtorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë familjare në Rahovec, janë arrestuar në vendin e tyre të punës me dyshimin se kanë marrë derivate për nevoja të tyre personale, kanë shitur pajisje medicinale nga automjeti i emergjencës, si pajisjen e aparatit EKD, defibrilator monitor dhe pajisje përcjellëse.
Të arrestuarit dyshoheshin nga policia edhe për shitjen e pajisjeve të rëntgenit, ngritjen e gradave pa kritere të përcaktuara, si dhe pagesa për punë jashtë orarit të punës së kujdestarisë, të cilat janë dhënë në kundërshtim me rregulloren.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...