Krasniqi: Privatizimi, që të përfitojnë qytetarët
PRISHTINË- Kosovës i duhet privatizim nga i cili favorizohen dhe përfitojnë qytetarët e saj, tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës, Jakup Krasniqi, gjatë një vizite ne Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Gjatë një takimi të veçantë me drejtuesit e AKP-së, kryetari Krasniqi ka marrë informacione për procesin e privatizimit dhe përgatitjen e legjislacionit përkatës. Ligjin për AKP-në dhe ligjet e tjera që prekin fushëveprimtarinë e saj, të cilat pritet të mbërrijnë në Kuvend, kreu i legjislativit i cilësoi të një rëndësie të veçantë dhe kërkoi qartësi në përmbajtjen e tyre.
“Kemi vullnet që të krijojmë premisa për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.
Kryetari i Bordit të AKP-së, Dino Asanaj, e njoftoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës për punën e bërë në hartimin e katër ligjeve të fushës, duke e konsideruar si të rëndësishëm zbatueshmërinë e tyre. Ai dha informacione të tjera për punën e AKP-së dhe privatizimin në tërësi, të cilin e cilësoi të domosdoshëm.
(m.a/ata/BalkanWeb)