E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovica veriore dhe ndërkombëtarët

ALFRED ÇAKO

Kur disa nga mendjet e ndritura të Shoqërisë Fabian në Londër -si Olldos Haksli (nipi i Tomasit, frymëzuesit të vërtetë të evolucionizmit të Ç.Darvinit) apo edhe autorë të tjerë të mirënjohur me veprat e tyre artistike si Wells (ndoshta i keni dëgjuar librat e tij të ekranizuar nga Hollivud, si Makina e kohës dhe Ishulli i doktorit Mora) apo libri i famshëm i Oruellit Viti 84 – po u demonstronin njerëzve se si do të ishte qeveria e ardhshme botërore, letërsia e tyre u quajt surrealiste dhe paksa e çmendur. Me librin e tij Për botën e re të mrekullueshme, fabianisti dhe prifti i madh i opiumit, Haksli, analizonte se si mund të arrihej ky rend i ri botëror duke u fshehur pas parullave Paqe në të gjithë botën dhe Evolucioni i njerëzimit. Po të shohim me kujdes, me luftat në ish-Jugosllavi, plani i Rendit të Ri Botëror, të shpallur publikisht për herë të parë në ligjëratat e  Xh.Bushit, hodhi një hap të madh përpara: pas luftës së Bosnjës u arrit që NATO të mbante në emër të Kombeve të Bashkuara ushtrinë më të madhe paqeruajtëse në historinë botërore pas Luftës së Dytë Botërore, me rreth 60 000 ushtarë nga 30 vendet kryesore të globit. Ish-presidenti francez, F.Miteran, e kishte akuzuar një herë në një takim të Konferencës së Sigurisë Evropiane në Budapest Henri Kisingerin si manipulator mjeshtër i konfliktit jugosllav. Po, çfarë kishte ndodhur me ish-Jugosllavinë e viteve 90? Në vitet 1990, ndërsa tregu kapitalist po vërshonte në ish-vendet socialiste të Evropës Lindore dhe ato të Bashkimit Sovjetik, Jugosllavia socialiste përpiqej ti kundërvihej procesit të privatizimit të industrisë dhe resurseve natyrore. Që ti jepnin fund kësaj rezistence, vendet perëndimore luajtën rolin kyç në shpërbërjen e Jugosllavisë socialiste me rreth 700 ndërmarrje, ku vetëm 5% e aseteve të tyre ishte me kapital privat. Çfarë ndodhi me Milosheviçin, mikun e madh të ambasadorit të SHBA-ve W.Zimerman dhe dhëndrit serb, mikut të Kisingerit, L. Igwllberger? Po me Radovan Karaxhiçin pse ndodhi ky tërmet? A kanë qenë këta lidera të hipnotizuar dhe në gjendje trance gjatë veprimeve të tyre idiote? Karaxhiçi madje pati si këshilltar në Pale enigmatikun e fuqishëm Alfred Sherman, i njohur si zbuluesi që solli në politikën e Mbretërisë së Bashkuar Margatet Thatcher-in dhe njeriu pararojë gjatë manovrimit që çoi në zgjedhjen e saj si lidere e Partisë Konservatore Britanike. Ajo më vonë i pati dhënë atij çmim si kalorës dhe së bashku themeluan think tank-un, Centre for Policy Studies, prej ku u projektua fillimisht lëvizja ekonomike e shitjes së të gjitha aseteve të mëdha publike te Elita e viteve 1980. Serbët në fakt u financuan nga Elita nëpërmjet bankave të atëhershme të Beogradit të përfshira në pastrimin masiv të parave të drogës. Është gjithashtu e çuditshme se sa shumë fondacione ishin ngritur në ish-Jugosllavi prej spekulatorit financiar, Xhorxh Sorosit. Ai i kishte ngritur ato në Bosnjë, Kroaci, Slloveni dhe Beograd. Soros ishte një mik i ngushtë i L. Igwllbergerit në Kissinger Associates. Madje në emër të kësaj shoqërie të famshme këshillimi, Igwllberger, B.Scowkroft dhe drejtori i saj i parë, Lord Kerringtoni (më pas negociator i paqes në Bosnjë së bashku me personalitete si Lordi Ouen, Karl Bild dhe nga Kombet e Bashkuara ishte S.Vens e Th. Stoltenberg) kishin kryer një tregti fitimprurëse me Milosheviçin me para të huajtura nga Wall Street-i. Ndërsa këta negociatorë të Elitës e bindën Izetbegoviçin se nuk do ti linin vetëm myslimanët e Bosnjës, këtyre u vendosën një embargo armësh për disa vjet, duke e lenë, madje, në mëshirën e bajonetave serbe edhe një detashment paqeruajtësish holandezë në Srebrenicë, të cilët u lidhën nëpër shtylla nga serbët e Bosnjës. Ndërkohë, në mënyrë të pandërprerë, çuni i mirë Millosheviç pasi e shante ditën çunin e keq Karaxhiç, e furnizonte gjithë natën me nozullime makinerinë vrastare serbe. Millosheviçi me këtë e kishte ngrënë karremin e helmuar që më parë e kishte ngrënë edhe Sadami kur atij iu dha leja e pushtimit të Kuvajtit nga ish-ambasadorja amerikane, Ejprill në Irak. Natyrisht që të gjitha këto skena që e shkatërronin imazhin publik të serbëve, u luajtën nga dritëshkurtërit Karaxhiç e Mlladiç, nën këshillat e Shermanit. Ishin vuajtjet 2-3-vjeçare dhe banjoja e gjakut të myslimanëve të Bosnjës (pasi kroatëve iu ishte hapur qysh në krye të herës një korridor ajror me furnizime nga SHBA, Izraeli dhe Gjermania) ato që krijuan 60 mijë paqeruajtësit e NATO/OKB apo thënë ndryshe ushtrinë ndërkombëtare të ëndërruar prej 250 vjetësh prej Elitës. Të gjithë njerëzit, pas atyre skenave, mendonin se diçka duhej bërë. Por, popujt nuk i pranojnë asnjëherë skemat e mëdha në paqe. Çdo gjë e madhe del vetëm nga dhimbja dhe për këtë të fundit është dikush që duhet të paguajë.

***
Më pas do ti vinte radha Kosovës. Serbët, të përkëdhelur në sedër nga historia, nuk e kuptonin se ata nuk kishin të drejtë të shtypnin një popull tjetër të vjetër sa vetë deti në këto anë, shqiptarët. Atyre nuk u funksiononte marshi i mbrapëm në kambion e politikës së tyre, ndaj hynë në një aventurë sa morale aq edhe në drejtim të ballafaqimit fizik me një forcë që ishte shumë më superiore se ta. Shpresa e tyre strategjike në mënyrë të gabuar ishte te Rusia. Klasa politike serbe dhe populli serb ishin të verbër. Ky i fundit, me fanatizmin e vetë antiperëndimor e antishqiptar po e çonte gjithë klasën politike serbe në greminë. Ata po luanin në mënyrë komike Prometeun. Ashtu si e thotë me të drejtë studiuesi Kastriot Myftaraj në librin e tij të ri – të mrekullueshëm e të rrallë për nga vlerat e gjinisë së vetë – Ballkanadolli strategjik, loja ruse në Ballkan ishte një lojë e vogël brenda lojës së madhe që luhet në Azi me Japoninë, dy Kore-të, Kinën, Indinë, Turqinë e vendet turqishtfolëse rrotull Kaspikut. Rusia, me dhimbje, do ta lëshonte Kosovën dhe Serbinë, me kusht që Turqia të mos bënte një aleancë me Kinën, Indinë e vendet e tjera turqishtfolëse në Azi kundër Rusisë, çka do ta kthente këtë të fundit në një shtet vasal të Elitës jahudito-kristiane të Perëndimit, për të mos ia gllabëruar Kina territoret përtej Uraleve. Ndërsa SHBA-të synonin, për vlerat e shumta që ka Turqia, të forconin neootomanizmin ballkanik me ndikim ekonomiko-politik në paratokën pesëshekullore të dikurshme të Portës që arrinte deri në Adriatik, Bosnjë, Sanxhak e Maqedoni. (Kjo shpjegon faktin se përse SHBA-të janë edhe sot aq tolerante e nxitëse ndaj fuqizimit të islamit në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri). Në këtë mënyrë, synohej prej SHBA të forcohej hallka e dobët e BE në juglindje të saj dhe të forcohej, nga joshja, aleanca e Elitës me kryeurën e Azisë, Turqinë, dhe disa vende të tjera të islamit rrotull Kaspikut që janë nën ndikimin e Ankarasë. Nën këto plane të Elitës, Kosova ishte orientuar nëpërmjet pokeristit më të madh politik që kanë pasur shqiptarët, I.Rugovës, që të bojkotonte prej 9 vjetësh institucionet e Serbisë. Situata ishte e komplikuar. Elita futi me presion të madh mbi Millosheviçin rreth 2 000 njerëz të saj të specializuar si vëzhgues me në krye U.Uolkerin. Masakra e Raçakut në janar 1999 e detyroi Beogradin të ulej në bisedime në Rambuje. Millosheviçit, të cilit i ishte krijuar bindja, që në fillim të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë më 1991, se ishte një kryqtar që luftonte për vlerat kristiane, e ndjeu i çuditur e i braktisur zhgënjimin. Ai nuk e kuptonte se Elita udhëhiqet nga parimi kryesor i Demostenit të lashtë, i cili qysh në vitin 332 para Krishtit ëndërronte një qeverisje të vetme botërore. Dhe për ta realizuar këtë, Elita nuk ka skrupuj moralë. Çdo lloj taktike që ndjek arritjen e kësaj strategjie është e vlefshme. Dhe kështu, dora-dorës u çlirua Kosova nga serbët dhe aty u vendosën forcat ndërkombëtare mbi bazën e një marrëveshjeje të arritur në K

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›