E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, 17 vjeçari u gjet i varur në banjo

Policia e Kosovës në Mitrovicë e ka konfirmuar sot lajmin pë vdekjen e një të riu nga Mitrovica.
Sipas policisë, një i ri, mashkull 17 vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, është gjetur i varur, në banesën e tij në lagjen e tre rrokaqiejve, në veri të Mitrovicës.

“Rasti cilësohet si vetëvrasje”, sqaron policia.

Më tej forcat e rendit deklarojnë se në mesnatën e së dielës, stacioni policor veri në Mitrovicë, ka pranuar një informatë lidhur me një rast të vetëvrasjes me varje, të raportuar nga familjarët e viktimës.

“Njësitë policore kanë reaguar në shtëpinë e viktimës për regjistrimin e të dhënave fillestare të rastit të raportuar si vetëvrasje me varje”, deklaron policia.

Sipas tyre, marrë parasysh rrethanat në të cilat është regjistruar rasti, policia ka njoftuar prokurorin e shtetit në Mitrovicë i cili ka autorizuar hetuesit e policisë së Kosovës së bashku ne teknikët e kriminalistikës, të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe inicimin e hetimit të rastit për të sqaruar rrethanat e rastit të paraqitur.

“Bazuar në raportet e hetuesve policor dhe vlerësimit të prokurorit publik, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, nuk janë identifikuar gjurmë të përdorimit të dhunës apo elemente tjera që do të karakterizonin rastin si vepër penale”, deklaron policia.

Sipas tyre, viktima ishte gjetur i varur, në banjën e banesës së tij, nga vëllai i tij, i cili ka reaguar duke prerë litarin dhe me urgjencë ka kërkuar ndihmën mjekësore.

“Viktima është konfirmuar pa shenja jete në vend të ngjarjes”.

Policia këtë rast e ka kualifikuar si vdekje nën rrethana të dyshimta, me elemente të vetëvrasjes me varje ndërsa trupi i pajetë e viktimës, i është dorëzuar familjarëve.

Hetuesit policor janë në kërkim të motivit të mundshëm dhe rrethanave tjera shtytëse të rastit./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›