Mitrovice: Gjendja ne veri e tensionuar
Perfaqesuesit e strukturave te sigurise dhe ato politike ne Mitrovice, theksuan te premten ne takimin e Komitetit per Siguri se gjendja ne veri te qytetit eshte tensionuar. Kjo gjendje vazhdon pas incidentit qe ka ndodhur te merkuren ne Lagjen e Boshnjakeve, ku eshte sulmuar nje vajze shqiptare dhe jane demtuar disa vetura me regjistrim "KS". Kryetari i Komunes, Bajram Rexhepi, deklaroi diten e djeshme se ata qe i kane bere keto incidente duhet sa me pare te nxirren para drejtesise. Ai tha se keto incidente lidhen me vendosjen e EULEX-it dhe shtrirjen e tij ne veri. Rexhepi theksoi se struktura te caktuara serbe ne veri jane duke bere incidente si mesazh kunder shtrirjes se EULEX-it ne veri. "Edhe pse zyrtarisht qeveria e Serbise perkrah shtrirjen e EULEX it, ne terren grupe te caktuara kundershtojne kete gje dhe kjo eshte nje politike e dyfishte", vleresoi kryetari i komunes se Mitrovices. Ai tha se EULEX i ka bazen legale dhe mandatin per t'u shtrire ne gjithe vendin dhe se bashku me institucionet e Kosoves te vendos rendin dhe ligjin, vecanerisht ne veri ku veprojne strukturat paralele, te cilat duhet te shuhen. Ne anen tjeter, perfaqesuesit e KFOR-it qe ishin te pranishem ne takim, thane se jane ne gjendje gatishmerie per t'u perballur me cfaredo situate qe mund te krijohet ne terren, por thane se nuk presin probleme te medha.