Paris, vidhen diamante me vlere 80 milione euro
Ne nje nga argjendarite me prestigjioze e Parisit jane vjedhur gur te cmuar me vlere prej 80 milion euro (102 milion dollare), njofton policia. Nje bande grabitesish te armatosur, disa te veshur si gra, kane hyre ne dyqanin "Harry Uinston" qe ndodhet ne rrugen qendrore Anenue Montaigne, duke vjedhur te gjithe guret e cmuar qe ishin ekspozuar ne vitrine. Grabitesit, te cilet ishin me shume se kater, kane arritur te largohen. Ata duket se kishin qene te mirinformuar dhe i dinin emrat e disave nga stafi i dyqanit, thote policia. E njejta argjendari ishte grabitur edhe nje here para saktesisht nje viti