Policet e UNMIK-ut transferohen tek misioni i BE
Policet evropiane te UNMIK-ut do te transferohen ne misionin e EULEX-it. Lajmi eshte bere i ditur nga zyrtare te misionit te OKB-se, te cilet thone se nga 9 dhjetori ne rruget e Kosoves nuk do te kete me police te UNMIK-ut. Policet evropiane, nga 2 mije pjesetaret e policise se UNMIK-ut, pas nente dhjetorit nuk do te largohen nga Kosova, por vetem do te ndryshojne uniforme. Zyrtare te UNMIK-ut, duke mos saktesuar numrin, thone se disa nga policet evropiane do te perfshihen ne policine e EULEX-it. "Aktualisht jane 2 mije police te UNMIK-ut, por duke marre parasysh faktin se shume nga ta vijne nga vendet anetare te BE-se dhe te misionit te EULEX-it, ata do te transferohen nga policia e UNMIK-tu ne ate te EULEX-it. Pra, ata vetem do te nderrojne uniformat", deklaroi dje zedhenesi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko. Ne kuader te rikonfigurimit te pranise civile, EULEX-i do te hyje ne Kosove, ndersa UNMIK-u do te dale nga vendi. Ivanko pohon se ky mision eshte i interesuar qe ta reduktoje numrin sa me shpejt qe te jete e mundur. Zbarkimi i EULEX-it me 9 dhjetor eshte konfirmuar tashme, jo vetem nga zyrtare te ketij misioni, por edhe nga kreret e BE-se.