E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, Komiteti i Sigurisë e vlerëson të qetë gjendjen

PRISHTINË- Komiteti për Siguri i komunës së Mitrovicës, në takimin e sotëm vlerësoi se situata e sigurisë në komunë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë, ndërsa ka rënë edhe intensiteti i trendëve negative në komunat fqinje në veri.
Komandanti i stacionit jugor të policisë, Avni Zabeli, tha se në pjesën jugore të qytetit situata e sigurisë ka qenë e qetë dhe pa incidente.
Ai tha se situata e tillë ka qenë edhe në lagjet veriore të qytetit me popullatë të përzier etnike, ku policët nga stacioni jugor bëjnë sigurinë e qytetarëve.
Zabeli tha po ashtu se policia është duke e zbatuar planin e vet operativ me sukses dhe se falë kësaj ka rënë dukshëm edhe kontrabanda dhe se janë zbuluar raste që nuk e respektojnë vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›