Hagë, nis gjyqi kundër Haradinajt, Kabashi: S'ka pasur burg në Jabllanicë
HAGE- Ka nisur në Hagë, seanca e rradhës ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish bashkëluftëtatët e tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Aktualisht po dëgjohet dëshmia e Shefqet Kabashit, i konsideruar si një prej dëshmitarëve kyç në rigjykimin e pjesshëm të Haradinajt.
Dëshmitari Kabashi deklaroi para gjykatësve se nuk kishte asgjë për të dëshmuar në lidhje me akuzat për të cilat janë ulur në bankën e të akuzuarve, duke i cilësuar “akuza të gënjeshtërta ” Ai ka treguar vendndodhjen e një prej kazermave të UÇK në Jabllacë, në një skicë që kishte vizatuar vetë, por duke mohuar të ketë patur të burgosur në këtë kazermë. Sipas tij ”Nuk ka pasur asnjëherë burg në Jabllanicë. Nuk kam thënë asgjë që ka pasur të burgosur në Jabllanicë”.
Ish anëtari i UÇK-së akuzoi prokurorin se po kryente krime vetë duke mos zbardhur vrasjet e shqiptarëve të ndodhura në Dubravë e Bodrum.
“Ju nuk keni bërë asgjë për të zbardhur krimet në ish Jugosllavi por përkundrazi keni shtuar krimet. Mi shtoni akuzat ndaj meje. Mi bëni 4 akuza .... le të mbetem në burg për jetë.. por unë nuk di asgjë për krime lufte... më lini rehat… Më pyetni për Jabllanicën se sa sa janë vrarë..nuk di asgjë... pse s’u mora në pyetje për 200 vetë që janë masakruar në burgun e Dubravës, për vrasjet në Bodrum, ku unë kam qenë vetë prezent. Kam qenë i fshehur në kazanët e ujti të bojlerëve.. Pse s'duhet të jap dëshmi për këtë."Seanca vazhdon me dyer të mbyllura.
Gjyqtarët në Hagë pranuan, herën e kaluar, kërkesën e avokatit të Kabashit, Majkël Karnavas, që dëshmia e tij të shtyhet, pasi Kabashi nuk kishte pasur kohë të përgatitej me avokatin. Ish anëtari i UÇK-së, Shefqet Kabashi, u arrestua nga autoritetet hollandeze me akuzën për shpërfillje të gjykatës, pasi refuzoi të dëshmonte në procesin e parë gjyqësor kundër kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai akuzohet se në vitin 2007 nuk kishte pranuar të dëshmonte lidhur me çështjen Haradinaj, edhe pse ai gjendej në sallën e gjykatës. Kabashi refuzoi të dëshmonte, me arsyetimin se gjykata nuk ofronte mbrojtje të mjaftueshme për dëshmitarët.
(s.g/balkanWeb)