Mitrovicë, ambasadori britanik e kryetari i komunës diskutojnë sfidat për Veriun
MITROVICË - Kryetari i Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati, ka pritur sot në takim ambasadorin britanik në Kosovë, Ian Cliff, me të cilin ka biseduar për situatën dhe gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë si dhe për sfidat në veri të Kosovës.
Zyra e shtypit e komunës së Mitrovicës bëri të ditur se ambasadori britanik u interesua për zhvillimet në veri, perspektivën ekonomike, rolin e EULEX-it, etj. Po ashtu ai ka shprehur angazhimin e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës me qëllim që ta shndërrojë këtë shtet në një histori të suksesshme.
Kryetari Kastrati tha se situata e sigurisë gjatë javëve të fundit është më e qetë, por ajo mbetet e brishtë për shkak të mosfunksionimit të rendit dhe ligjit. “Javët e fundit ka pasur më pak incidente në veri, mirëpo për stabilizimin dhe normalizimin e situatës duhet vendosmëri më e madhe nga strukturat e sigurisë”, tha ai.
Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe rolin e EULEX-it në veri. Ai vlerësoi se është bërë shumë pak prej këtij misioni dhe për këtë numëroi problemet që janë në veri. "Në pikat kufitare në veri nuk doganohen mallrat, nuk janë kthyer punëtorët vendorë të gjykatave, ashtu siç është premtuar, etj",- tha Kastrati.
Ai shtoi se parakusht për normalizimin e veriut është vendosja e rendit dhe ligjit. "Nëse ka vendosmëri prej strukturave të sigurisë, Policisë së EULEX-it, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it gjendja do të ndryshojë",- theksoi Kastrati.
(e.m/ata/BalkanWeb)