E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti pret konkurrentet e Miss Globe 2011

Tirane 2 nentor 2011 NOA - Presidenti i Republikes Bamir Topi u rezervoi sot nje pritje te perzemert dyzet e dy pjesemarreseve ne Miss Globe International 2011 si dhe organizatoreve te ketij spektakli bukurie i cili per te tetin vit radhazi zhvillohet ne vendin tone.
Deshiroj qe secila prej jush kete mundesi qe iu dha ta shfrytezoje per karrieren e vet sepse eshte nje certifikate me shume qe i shtohet CV-se suaj personale. Gjithnje e me shume sot bukuria fizike nuk shikohet e vetme e izoluar por ajo eshte shume kompatibel me inteligjencen dhe menyren e sjelljes se individit. Une jam i bindur qe secila prej jush e ka perfaqesuar ne menyre shume dinjitoze vendin e saj.
Dhe se fundi une jam i lumtur si President i Shqiperise qe Shqiperise i eshte bere nje promovim jashtezakonisht i bukur ne te gjithe bukurite e veta natyrore por edhe ne zhvillimin e vet tha Presidenti.
Presidenti Topi u uroi mireseardhjen ne Shqiperi perfaqesueseve te bukurise nga e gjithe bota dhe drejtoreve vendore te konkursit qe shpalli fituese zonjushen Stefani Ciolko nga Gjermania.

a.q/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›