E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshjet, tendenca e verës, maxi-mini e ngjyra të ndezura

Tendencë me ekstreme, si në stil ashtu edhe në ngjyra. Kjo është moda e ofruar nga stilistët në këtë sezon veror, e cila pranon cdo lloj ngjyre duke filluar nga fustanet me lule të shumta deri tek bluzet apo fustanet me ngjyra tepër të ndezura, kryesish portokalli, rozë, jeshile apo të verdhë.
 

Ndërsa me ndezur për këtë sezon vijnë ekstremet e gjatësisë së stilit të veshjes, të cilat fillojnë nga prerjet shum të shkurtra të pantallonave, fundeve apo fustaneve e deri tek ato shumë të gjata.
 

I njejtë vjen edhe koleksioni i sandaleve, ku ne modë janë ose ato me taka të larta dhe me larmi ngjyrash, ose të sheshta.Gjithashtu në koleksionet e këtij viti, do mbeten gjatë ne mëndje ngjyrat fosforeshente, të cilat dominojnë kudo dhe nuk mungojnë në garderobën e cdo femre.
 

Trendet e kësaj vere janë edhe prania e sa më shumë bizhuve ,e cila shton larminë e ngjyrave dhe cantat e ndezura. Ndërsa për veshjet e mbrëmjes ngjyrat e preferuara të cilave nuk u ka ikur moda, mbeten e zeza e shoqëruar edhe me dizenjo, dhe sigurisht edhe e bardha e cila nuk kalon pa rënë në sy.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›