E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice bombe furres se shqiptarit

Nje mjet shperthyes eshte hedhur ne oborrin e nje furrtari shqiptar ne komunen veriore ne Zvecan ne oret e para te mengjesit te se dieles.

Sic njofton Policia e Kosoves nuk ka ndonje te lenduar por vetem deme materiale qe i jane shkaktuar objektit pronar i se cilit eshte Bekim Cikaj.

Sipas zedhenesit te policise ne rajonin e Mitrovices Besim Hoti thote se ky sulm eshte i motivuar etnikisht dhe permend se edhe me heret para kesaj furre eshte hedhur nje mjet shperthyes.

Ne baze te hetimeve te para llogaritet qe mjeti shperthyes te jete nje bombe dore. Sipas Hotit nuk ka ndonje te arrestuar ne lidhje me kete ceshtje porse hetimet jane duke u zhvilluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›