Mitrovicë, lirohet i dyshuari për "terrorizëm"
Bajram Asllani u arrestua të enjten dhe u lirua të premten, pasi nuk kishte prova bindëse për implikimin e tij në veprime terroriste.
"Ai nuk është ndaluar, por do të raportojë në polici dy herë në javë”, ka thënë Kristina Herodes, zëdhënëse e EULEX-it, për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
Bajram Asllani u arrestua me kërkesë të prokurorisë federale të SHBA-ve, i cili akuzohej për mbështetje të terrorizmit. Pas arrestimit, familja e cila jeton në një banesë tejet të rrënuar në Mitrovicë, shprehu habinë për këtë arrestim, duke theksuar se familjari i tyre nuk ishte angazhuar asnjëherë në vendime të tilla.
Edhe vetë Bajram Asllani, deklaroi për mediat vendase se ishte i gatshëm në çdo kohë të dëshmonte pafajësinë e tij.