Mitrovicë, mediat: Sërish tension ne Suhodoll

Mediat kosovare raportojnë se situata në Suhodoll të Mitrovicës është sërish e tensionuar.
Shkak për këtë është bërë mosdhënia e lejes nga ana e UNMIK për banorët e fshatit që të rindërtojnë shtëpitë e tyre.
Sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, nuk ka patur asnjë incident apo përplasje mes palëve, ndërkohë që situata vazhdon të jetë e tensionuar.
Kryetari lokal i Mitrovicës, Bajram Rexhepi fajëson administratën e UNKIK si përgjegjëse për incidentin.
Pak ditë më parë konfliktet mes palëve degraduan deri përleshje mes banorëve.