E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, arrestohet grupi i dyshuar për shitje droge

 

PRISHTINE- Gjatë një aksioni në Prishtinë, Mitrovicë, fshatin Galicë të Vushtrrisë dhe në Viti, policia e Kosovës ka konfiskuar mbi tre kilogramë drogë, ndërsa ka arrestuar një grup prej gjashtë personash, që dyshohet të kenë shpërndarë substanca narkotike në mjediset shkollore.
Në njoftimin për shtyp të publikuar nga Policia e Kosovës thuhet se në korrik të vitit 2008, Departamenti kundër Krimit të Organizuar ka filluar hetimet kundër një grupi që dyshohet se është i përfshirë në shitje, posedim dhe shpërndarje të substancave të rrezikshme narkotike. (a.r/rtk/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›