E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident automobilistik, 1 vdekur 4 të plagosur

 

SHKUP/TETOVE- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në ditën e sotme në rrugën Tetovë-Shkup. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen një 32 vjeçar nga fshati Kopaçindoll i Tetovës.
Sipas Ministrisë së Brendshme, bëhet e ditur se aksidenti pasoi pas përplasjes së dy makinave, njëra Fiat Punto me targa të Tetovës dhe një BMW me targa italiane në zonën e Grupçin, nga ku humbi jetën edhe Abdilaziz Jashari 32 vjeç.
Mësohet se 32 vjeçari Jashari, ndërroi jetë gjatë dërgimit për në Spitalin e Tetovës.
Gjatë këtij aksidenti janë plagosur edhe tre fëmijë që gjendeshin në makinën tip BMW, por edhe shoferi i makinës që drejtonte Fiat Punton. Ekipet e posaçme të policisë po hetojnë në vendngjarje shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. (a.r/ina/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›