E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, në veri, kërkohet pikë statike të policisë

PRISHTINË-Në veri të Mitrovicës, banorët shqiptarë kërkojnë pikë statike të policisë tek zona e "Tre rrokaqiejve", bëhet e ditur pas takimit të sotëm të Komitetit për vlerësimin e sigurisë në komunën e Mitrovicës.

Në këtë takim, u vlerësua se gjendja e sigurisë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë, ndërsa si shqetësim u theksua sulmi që ka ndodhur të shtunën mbrëma në zonën e "Tre rrokaqiejve" ku tre serbë të maskuar e kanë sulmuar një të ri shqiptar, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati ka dënuar këtë sulm dhe ka kërkuar nga autoritet e sigurisë që të identifikojnë dhe arrestojnë tre personat, të cilët të maskuar kanë sulmuar të riun me shufra hekuri.
"Sulmet ndaj qytetarëve shqiptarë në veri janë vazhdë e përpjekjeve të strukturave ilegale serbe për të frikësuar popullatën shqiptare atje", tha ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›