E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reformat, të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka theksuar sot në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike se, mazhoranca ështe e gatshme për të bashkëpunuar në përmbushjen e reformave të rëndësishme për vendin duke i lënë edhe hapësirat e nevojshme, por ato do të jenë brenda kuadrit ligjor.

“Ne jemi të gatshëm e të hapur për reforma dhe opozita do të ketë gjithë gatishmërinë tonë për bashkëpunim. Opozita i ka të gjitha hapësirat, por jo jashtë kuadrit ligjor të këtij vendi. Asgjë jashtë shtetit ligjor dhe funksionit të tij. Uroj gjithashtu që udhëheqja aktuale e opozitës të çlirohet në interesin e saj më të mirë por edhe të vendit nga psikologjia e etërve e cila nuk ka asnjë të ardhme” ka shtuar më tej Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›