E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Integrimit miraton ndryshime në Kodin penal dhe INSTAT

TIRANË- Komisioni i Integrimit diskutoi dhe miratoi dy projektligje për ndryshimet në Kodin Penal si dhe ndryshimet në ligjin për statistikat zyrtare, ku parashikohet që Instituti i Statistikave të kaloi në varësi të kryeministrit.

Deputët e opozitës në komision shprehen shqetësimin se kalimi i INSTAT-it në duart e kryeminsitrit do të cënonte besueshmërinë e këtij institucioni.

Përfaqesuesi i Kryeminsitrisë u shpreh se ndryshimet do të garantojë mbarëvajtjen e këtij institucioni veçanërisht nga pikëpamja administrative. Ndryshimet në Kodin Penal u votuan pro me unanimitet ndërsa për INSTAT-in opozita voti kundër.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›