E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, serbët nesër miting për ndërhyrjes e NATO-s

MITROVICË- Në pjesën veriore të Mitrovicës njoftohet se nesër në mesditë shtetasit serb do të organizojnë nje tubim me rastin e përvjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s në caqet strategjike serbe në vitin 1999.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve koha ditore, e cila duke i’u referuar mediave serbe bën me dije se mitingu do të mbahet nën sloganin “Bashkë për Serbinë”.

Shefi i Qarkut të Mitrovicës Ranko Nedelkoviq, ka deklaruar për mediat serbe se qëllimi i këtij mitingu është përcjellja e mesazhit se serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës nuk dëshirojnë të integrohen në institucionet kosovare.

Ndërkohë Nedelkoviq ka deklaruar për mediat serbe, se për veriun e Kosovës institucionet shtetërore të Serbisë janë të vetmet institucione legjitime dhe se ato institucione s’kanë për pse të jenë paralele me ato kosovare.

(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›