Thaçi: Regjistrimi i popullsisë prioritet strategjik
PRISHTINË- Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka pritur sot anëtarët e komisionit qeveritar për regjistrimin e popullsisë, të udhëhequr nga Rifat Blaku, me të cilët ka diskutuar për përgatitjet që janë bërë për organizimin sa më të suksesshëm të regjistrimit të popullsisë.
Ndërkohë kreu i qeverisë ka riktheksuar mbështetjen e plotë të qeverisë që ai drejton për organizimin e procesit të regjistrimit sipas standarteve te EUROSTAT-it.
“Regjistrimit i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm, që ka reflektime në të gjitha prioritetet strategjike të institucioneve të Republikës së Kosovës, prandaj ju inkurajoj që të përmbyllen në mënyrë sa më efektive, transparente dhe profesionale të gjitha përgatitjet, në mënyrë që ky proces të rezultojë me sukses të plotë, duke e përmbushur kështu edhe një nga obligimet tona që del nga raporti i progresit të Komisionit Evropian”,- ka deklaruar për mediat kosovare kryeministri Thaçi.
Nga ana e tij, kryesuesi i komisionit qeveritar për regjistrimin e popullsisë Rifat Blaku siguroi se me procesin e regjistrimit të popullsisë do të arrihet një rezultat i plotë, që do të pasqyrojë gjendjen reale në Republikën e Kosovës dhe do të jetë bazë shumë e rëndësishme për të bërë planifikimet e duhura në kuadër të procesit të zhvillimit dhe integrimit.
(e.m/koha/BalkanWeb)