E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raundi 2 i bisedimeveKosovë-Serbi, më28 e 29 mars

PRISHTINE- Delegacioni kosovar, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, dhe ai i Serbisë, i udhëhequr nga Borko Stefanovic, do të takohen në fillim të javës së ardhshme në një takim tjetër dyditor. Lajmi bëhet i ditur nga portali kosovar Koha.net.

Raundi i dytë i bisedimeve do të përfshijë temat e raundit të parë, siç janë vulat e Doganave të Kosovës, dokumentet kadastrale, trafiku ajror dhe pjesëmarrja e Kosovës në nismat rajonale, si dhe do të hapë dy tema të reja. Të hënën, do të flitet edhe për energjinë elektrike, e nëse ka mundësi edhe për lirinë e lëvizjes.

Takimi i raundit të dytë qe paraparë që të zhvillohej më 24 dhe 25 mars, por disa probleme teknike kanë bërë që takimi të shtyhet për 28 dhe 29 mars.

Të enjten dhe të premten e ardhshme, ndërtesa e Këshillit Evropian, ku edhe ndodhet zyra e lehtësuesit të bisedimeve Robert Cooper, do të jetë e zënë nga ministrat e 27 shteteve anëtare të BE-së, në një takim ministror të Këshillit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›