Mitrovicë, serbët provokojnë me këngë çetnike
MITROVICE-Muzika e zhurmshme dhe këngë çetnike të serbëve të pjesës veriore të Mitrovicës, ka nxitur një grup të shqiptarëve, por edhe të joserbëve që të mblidhen afër urës kryesore të Ibrit, në shenjë revolte dhe të shqetësuar për këto provokime që u behen.
Rreth 40 qytetarë shqiptarë dhe joserbë kanë qëndruar rreth 15 minuta mbi urën kryesore të lumit Ibër, shkruan "Zeri" duke shprehur shqetësimin e tyre kundër muzikës së lartë çetnike dhe provokimeve.
Mitrovicaret kanë kërkuar nga organet e rendit dhe të sigurisë që të ndërmarrin masa për të mos lejuar dukuri të tilla. Pas 15 minuta, ata janë shpërndarë, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.
(d.b/BalkanWeb)