E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika çeke, qeveria jep zyrtarisht dorëheqjen

PRAGË - Qeveria çeke paraqiti sot zyrtarisht dorëheqjen, pasi dështoi në marrjen e votëbesimit nga parlamenti javën e kaluar, vendi po i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme për të zgjidhur krizën politike.

Kabineti qeveritar i përbërë nga ekspertë dhe i drejtuar nga ekonomisti i majtë, Jiri Rusnok u emërua nga presidenti Milos Zeman, më 10 korrik për të zëvendësuar atë të qendrës së djathtë Petr Necas, i cili u largua në qershor pas arrestimit të bashkëpunëtores së tij, Jana Nagyova (shfaqet ne ne foto) me akuza për korrupsion.

Data e rregullt e zgjedhjeve të ardhshme legjislative në Republikën Çeke është në maj të vitit 2014, por tre partitë kryesore kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›