E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovicë, serbët rikthejne barrikadat në veri

Serbët nga Kolashini i Ibrit kanë rivendosur sërish barrikadat në rrugën Mitrovicë-Ribaric në vendin e quajtur Zupçe.
“Arsye” për këtë barrikadë të re, sipas mediave të Beogradit, është përpjekja e EULEX-it për të arrestuar një serb në këtë territor.

Në rrugë janë vënë trupa druri dhe automjete të rënda. Kjo ka vështirësuar qarkullimin për në Bërnjak, megjithatë komunikacioni në drejtimin Mitrovicë –Ribaric po zhvillohet aktualisht nëpër rrugë alternative përmes Zveçanit.

Në pikën kufitare të Bërnjakut, mbrëmjen e djeshme përvec pjesëtarëve të KFOR-it gjerman dhe të atyre të EULEX-it, qëndrojnë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›