Mitrovice serbet sulmojne pikat e policise

Tensionet në veri të Mitrovicës kanë vijuar, pasi banorët serbë kanë prishur pikat statike të ngritura atje nga Policia e Kosovës, pas atentateve me eksploziv.
Sipas korrespondentes sonë në Kosovë, banorët shqiptarë janë të shqetësuar për atë që ka ndodhur dhe për shkak të rezistencës së banorëve serbë.
Grupi i Top Channel ka arritur të kontaktojë me familjen e Selver Haradinajt, anëtarët e të cilit janë shprehur se gjithçka ka ndodhur për shkak të mungesës së sigurisë.
Qindra anëtarë të komunitetit serb, me të marrë vesh për vendosjen e pikave policore statike në zonën e Tre Rrokaqiejve, kanë vërshuar atje duke ushtruar presion ndaj agjentëve të paktë në numër të Policisë së Kosovës.
Policia: Situata vazhdon të jetë e tensionuar
Një ditë pas vrasjes së shqiptarit Selver Haradinaj në veri të Mitrovicës, autoritetet e rendit thonë se situata në këtë pjesë të vendit mbetet e tensionuar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, deklaroi se policia në bashkëpunim me autoritetet tjera të komunës, janë duke u përpjekur për të ofruar një siguri më të madhe për qytetarët, e po ashtu edhe për uljen e tensioneve.
“Kemi një situatë jashtëzakonisht të tensionuar, marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit, shqetësimet e banorëve, jo vetëm të veriut, banorëve shqiptarë e serbë, por të të gjithë banorëve të tjerë në komunë e me gjerë. Policia e Kosovës me strukturat e tjera të sigurisë dhe të pushtetit lokal ka përgjegjësi për marrjen e masave ose veprimeve shtesë për uljen e tensioneve”, deklaroi Hoti.
Ai tha se ende nuk dihen motivet dhe shkaktarët e sulmit, por siç u shpreh ai, policia është duke hetuar të gjitha rrethanat e këtij incidenti kriminal.
Zëdhënësi Hoti tha po ashtu se në lagjet e banuara me popullatë etnikisht të përzier, janë vendosur pika statike të kujdestarisë dhe të kontrollit.
Rexhepi: Pikë policore në veri të Mitrovicës
Ishte ministri i Brendshëm, Barjam Rexhepi që urdhëroi vendosjen e një pike statike policore tek lagjia “Tre Rrokaqiejt”, në veri të Mitrovicës, për të parandaluar përsëritjen e sulmeve.
Urdhri erdhi pas sulmit të së dielës me një mjet shpërthyes në banesën e familjes Haradinaj, ku humbi jetën kryefamiljari, Selver Haradinaj, kurse lëndime morën anëtarët e tjerë të familjes.
Për shkak të pasigurisë si pasojë e provokimeve, incidenteve dhe sulmeve të vazhdueshme nga strukturat ilegale serbe në veri, banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës prej kohësh kishin kërkuar vendosjen e një pike statike policore në këtë pjesë të qytetit.
Reagojnë institucionet vendore e ndërkombëtare
Lidhur me sulmin ndaj familjes Haradinaj në veri të Mitrovicës, kanë reaguar institucionet e larta të Kosovës, si dhe partitë opozitare në vend, të cilat e kanë dënuar aktin e sulmit dhe kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që ta ndriçojnë rastin dhe përgjegjësit t’i vënë para drejtësisë.
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, përmes një komunikate, ka dënuar vrasjen, e cila ndodhi në Mitrovicë, duke thënë se, “Aktet e këtilla të dhunshme dhe sulmet janë të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë stabilitetit të vendit. Ato pengojnë përpjekjet e vazhdueshme për vendosjen e rendit dhe të qetësisë në gjithë Republikën së Kosovës dhe në veçanti në pjesën veriore të territorit të saj”.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, përmes një deklarate për media, cituar nga Radio Europa e Lire ka dënuar aktin kriminal ndaj familjes Haradinaj.
“Aktet e tilla kriminale, janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë rendit, qetësisë dhe një shoqërie të civilizuar. Këto vepra të shëmtuara, krijojnë pasiguri te qytetarët e pjesës së veriut të Republikës së Kosovës, dhe si të tilla janë të dënueshme”, ka thënë kryeparlamentari Krasniqi.
Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, përmes një komunikate, e ka dënuar sulmin, duke e cilësuar atë si akt terrorist.
“Ky akt i drejtuar ndaj jetës, lirisë dhe pronës së qytetarëve, është një akt kriminal dhe terrorist, ndaj të cilit Qeveria e Kosovës shpreh indinjatë dhe angazhohet që ndriçimi i tij, kapja e akterëve dhe dënimi i tyre të bëhet sa më shpejt”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
Ndaj incidentit në Mitrovicë, ka reaguar edhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar.
“Mbeta i tronditur kur dëgjova për shpërthimin, në të cilin humbi jetën Z.Selver Hajradinaj në Mitrovicë, sot, herët në mëngjes. Shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij. Kuptova nga EULEX-i se po zhvillon hetime të përbashkëta me autoritetet kosovare. Shpresoj se ky hetim do të kryhet shpejt e me sukses. Ndërkohë, do të apeloja te të gjitha komunitetet që të qëndrojnë të qetë dhe ta lënë rastin në duart e policisë”, tha Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar.
Sulmin me eksploziv ndaj familjes Haradinaj dhe vrasjen e kryefamiljarit, ashpër e ka dënuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Ajo, përmes një komunikate, vlerëson se, “Aktet e tilla kriminale, që marrin jetë qytetarësh dhe që lëndojnë të tjerë, janë të patolerueshme dhe se institucionet përkatëse duhet të punojnë shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar siguri për qytetarët shqiptarë në atë pjesë të Republikës së Kosovës”.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur akt terrorist sulmin ndaj familjes Haradinaj në Mitrovicë. Glauk Konjufca, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se kjo lëvizje është e indinjuar dhe e tronditur thellë nga ky sulm.Përmes një komunikate ka reaguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila e ka dënuar ashpër sulmin.