Mitrovicë/Rexhepi: Situatë delikate në pikëpamjen e sigurisë
Gjendja në Mitrovicë vazhdon të jetë delikate në aspektin e sigurisë, deklaroi sot kryetari i kësaj komune, Bajram Rexhepi në një bisedë me gazetarë të rajonit. "Vendosja e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të Kosovës mbetet prioritet i prioriteteve dhe si parakusht për progres në të gjitha aspektet", deklaroi Rexhepi. Duke folur për problemet si rrjedhojë e mosfunksionimit të ligjit në veri, ai vuri theksin te kontrabanda dhe kriminaliteti duke shtuar se strukturat paralele serbe duan situatë të tensionuar në mënyrë që Kosova të paraqitet si shtet jofunksional.
Rexhepi ka theksuar përpjekjet e institucioneve kosovare në bashkëpunim me ato ndërkombëtare për krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për të gjitha komunitetet në Mitrovicë dhe në gjithë vendin. Grupi i gazetarëve nga Maqedonia, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia e tjerë janë interesuar edhe për aktualitetin politik në Mitrovicë