Kroaci/ Kryeministri Sanader jep dorëheqjen

Kryeministri kroat Ivo Sanader dha sot dorëheqjen nga posti dhe deklaroi se në të njëjtën kohë do të largohej nga politika. "Kam vendosur të tërhiqem nga politika aktive dhe të mos garoj për postin e presidentit të vendit", deklaroi Sanader në një konferencë shtypi ku bëri të ditur vendimin e papritur të dorëheqjes nga posti i kreut të ekzekutivit kroat. Media lokale kishte spekuluar më parë se Sanader do të kandidonte për postin e presidentit në fillim të vitit 2010 dhe për këtë arsye do të largohej nga posti i kryeministrit.