Rrahman Rraja dorëzoi dorëheqjen, KQZ i jep mandatin e deputetit Arkend Ballës

KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit Arkend Ballës, pas dorëheqjes së Rrahman Rrajës. Ky i fundit u dorëhoq nga detyra që mbante më 8 korrik, pasi fëmijët dhe të afërmit e tij u përfshinë në një ngjarje të dhunshme në fshatin Borizanë afër Fushë- Krujës .
Vendimi për dhënien e mandatit të deputetit për Arkend Ballën është marrë këtë të mërurë në mbledhjen e KQZ-së.
“Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Qarku Durrës, z. Arkend Bashkim Balla””.
/rtsh.al/