E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mitsotakis mesazh Turqisë: Greqia s’do tolerojë asnjë mosmarrëveshje të sovranitetit të saj

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të prerë Turqisë, teksa deklaroi se Greqia nuk do të tolerojë asnjë mosmarrëveshje të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial.

Në fjalimin e tij në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg të martën, Mitsotakis se megjithatë Greqia është hapur për kontakte paqësore dhe se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe jo me provokime.

“Ne i mbajmë dyert tona të mbyllura ndaj kërcënimeve, por dritaret për kontakte paqësore janë të hapura. Mosmarrëveshjet zgjidhen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, jo me provokime”, theksoi Mitsotakis./. Protothema

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›