Mitt Romney fiton në Iowa

Mitt Romney, i konsideruar si një nga kandidatët më të moderuar madje i tillë sa mund të fitonte ndaj Barak Obamës më 6 nëntor, mori 30.015 vota, kundrejt 30.007 që mori kundërshtari i tij ultra-konservator, Santorum.
Romney dhe Santorum që të dy morën nga 25 për qind të votave. Ron Paul doli në vend të tretë, me 21 për qind të votave. Neët Gingrich mori 13 për qind të votave, duke lënë pas Rick Perry me 10 për qind të votave dhe Michele Bachmann me 5 për qind.
Këto rezultate i bëjnë të mundur Romney dhe Santorum të përfitojnë nga një fushatë dinamike përpara zgjedhjeve të ardhshme ditën e martë, në New Hampshire, në verilindje. Sipas sondazheve, Romney është kandidati më i preferuar edhe në këtë shtet.
Rick Perry njoftoi se gjatë kësaj kohe do të rishqyrtojë kandidaturën, gjë që tregon ai mund të njoftojë dorëheqjen ditët e ardhshme.