E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon pa përparimi takimi izraelito-palestinez

Pas më shumë se një viti heshtjeje të procesit të paqes në Lindjen e Mesme, izraelitët dhe palestinezët për herë të parë janë takuar përsëri në bisedimet e tyre direkte me njëri-tjetrin.

Edhe pse nuk ka pasur përparime në çështjet themelore, bisedimet u mbajtën në një atmosferë pozitive, tha ministri i Jashtëm jordanez, Nasser Dschudeh, pas një takimi të të dyja palëve në Amman. Të gjithë pjesëmarrësit kishin riafirmuar angazhimin për një zgjidhje me dy shtete.

Këshillimet e tjera mes palëve në konflikt janë planifikuar për të premten, thuhet më tej. Presidenti palestinez, Mahmud Abass, më parë kishte deklaruar në Ramallah se ai kërkon si bazë për bisedimet për paqe ndalimin e ndërtimeve të ngulimeve nga Izraeli, si dhe një njohje të kufirit të vitit 1967. Nga ana e tij, Izraeli dëshiron të negociojë vetëm pa kushte.

Shefja e diplomacisë evropiane, Cathrine Ashton, ka përshëndetur takimin në mes të përfaqësuesve izraelitë dhe palestinezë në Aman dhe ka kërkuar nga palët që të vazhdojnë rrugën e paqes në Lindjen e Mesme.

Ashton ka falënderuar përmes një deklarate mbretin jordanez, Abdullahun dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Dschudehun, për organizmin e takimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›