Mitt Romney kryeson bindshëm në Floridë

Një anketë e re tregon se Romney ka mbështetjen e 42 për qind të votave të republikaneve, ndërsa Gingrich 27 për qind. Ish-guvernatori i Massachusetts po i përqendron sulmet e tij tek presidenti Barack Obama.
"Njerëzit po vuajnë dhe ju e dini këtë. Ky president duhet të lidhet me popullin amerikan dhe të kuptojë sesa e vështirë është situata. Unë do t’u them amerikanëve të vërtetën dhe faktin se ai nuk i ka përmirësuar gjërat, por i ka përkeqësuar", thotë Romney.
Romney po ndihmohet ne garë edhe nga personi që e mposhti para katër viteve, senatori i Arizonës, John McCain.
"Ai beson se bizneset krijojnë vende pune, jo si Obama që beson se ato i krijon qeveria. Përkrahësit e Romneyt, si Aleshia George, janë gati të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e nesërme", u shpreh Cain.
Konkurrenti kryesor i Mit Romneyt mbetet Newt Gingrich.
Gingrich po e vazhdon garën edhe pas numrave të dobët në anketa dhe turmave të vogla që e mbështesin atë.
Gingrich mbështetët kryesisht nga anëtarët konservatorë të Partisë Republikane. Gingrich se fundi mori mbështetjen edhe të ish-rivalit të tij, Herman Cain, i cili tashmë është tërhequr nga gara.