Mitterrand kishte menduar për vetëvrasje

Në një libër që flet mbi fshehtësitë shëndetësore të ish-presidentit të Francës, François Mitterrand, dy gazetarë zbulojnë se ai e shkurtoi vullnetarisht agoninë e tij, pasi mësoi se vuante nga kanceri.
Në këtë mënyrë, gazetarët zbulojnë se ai përdori eutanazinë, kur ishte i sëmurë rëndë me kancer dhe pyeti madje nëse do t’i bënte punë një injeksion intravenoz, për të vdekur, para se sëmundja e rëndë ta merrte.
Ndërsa një nga bijtë e tij, Gilbert Mitterrand, shpjegon se "ekziston vetëm një person që e di se çfarë ka ndodhur, por ai nuk do të thotë asgjë."
"Neve na u tha vetëm se çdo gjë shkoi në mënyrë paqësore", shton i biri i tij, duke shpjeguar se i ati "donte të përballej me vdekjen në fytyrë, i vetëdijshëm”.
Mitterrand vdiq më 8 janar 1996.
Në Francë, ligji kërkon që të gjithë presidentët të bëjnë publike certifikatën e tyre mjekësore.