Mjaft: Mediu person i pariciklueshëm në politikë
Fatmir Mediu të shpallet si personi pariciklueshëm në politikën shqiptare. Lëvizja Mjaft ka dalë me këtë thirrje në prag të 1 vjetorit të Gërdecit. Sipas Mjaft është e patolerueshme që qeveria po rehabiliton përgjegjësin e Gërdecit.
GËRDEC- jë vit pas tragjedisë së Gërdecit lëvizja Mjaft i kërkon politikës shqiptare por edhe qytetarëve të shpallin ish ministrin e Mbrojtës Fatmir Mediu si personin e pariciklueshëm në politikën shqiptare. Mediu, sipas përfaqësuesve të kësaj lëvizjeje po tenton të rehabilitohet nga qeveria dhe partia e tij në të njëjtën kohë kur është ai përgjegjësi kryesor politik për tragjedinë ku mbetën të vdekur 15 shtetas.
“Sot kur po bëhet gati një vit që nga tragjedia e Gërdecit, përgjegjësi kryesor politik i këtij krimi, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu po tenton të rehabilitohet nga partia e tij dhe nga kjo qeveri, e cila ende nuk ka kërkuar falje për këtë krim qeveritar”, theksoi Aldo Merkoçi, përfaqësues i Lëvizjes Mjaft. Ai vërejti se ky ish-ministër që ishte personi i parë përgjegjës për mbrojtjen e jetës së qytetarëve në këtë vend, është njëkohësisht personi që shkatërroi jetët e qindra shqiptarëve dhe minoi besimin e miliona të tjerëve.
Në deklaratën të lëvizjes Mjaft të bërë para parlamentit thuhej se ish ministri i Mbrojtës Fatmir Mediu paturpësisht vazhdon ta përfaqësojë politikën shqiptare dhe shqiptarët në takimet e rëndësishme ndërkombëtare. Është po kjo qeveri sipas lëvizjes Mjaft që po rehabiliton ministrin e saj përgjegjës, ndërkohë që ka dështuar në rehabilitimin e viktimave të kësaj tragjedie me përmasa të mëdha. (a.r/news24/balkanweb)