E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Allias, "Gërdeci" fton qytetarët në protestë

2 ditë nga protesta qytetare në kujtim të tragjedisë së Gërdecit kryetari i PS Rama, ka vijuar trokitjet derë më derë këtë herë në zonën e Alliasit në kryeqytet. Por krahas konfirmimit se do të jenë në protestë qytetaret i kanë adresuar Ramës shumë ankesa. 

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i shoqëruar nga vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim, ka vijuar këtë të ejnte fushatën sensibilizuese për pjesëmarrjen në protestën e 15 marsit në kujtim të tragjedisë së Gërdecit në bllokun e Alliasit në kryeqytet. Një fushatë kjo e ndryshme e zgjedhur nga vullnetarët të cilët prej ditësh kanë nisur trokitjen derë më derë për të lajmëruar qytetarët e kryeqytetit.

Gjatë kësaj fushate kryetari i Partisë Socialiste është përballur edhe me ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me pensionet, mungesën e punësimit si dhe pamundësinë për të përballuar jetesën dhe koston e saj të lartë.

Gjatë takimeve spontane me qytetarët të zonës së Alliasit Kryesocialisti është shprehur se puna e ndershme është e drejtë për të cilën duhet të manifestojnë qytetarët në 15 mars.

Bashkë me thirrjen për të mos harruar 15 marsit 2008 kryetari i Partisë Socialiste Rama dhe të gjithë vullnetarët e tjerë kanë shpërndarë dhe fletëpalosjet, duke ndërgjegjësuar qytetarët për të manifestuar ditën e dielë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›