PS,Gjiknuri: “Kartat” zgjedhjet në rrezik, qeveria përgjegjëse
Partia Socialiste vazhdon të shprehë shqetësimin për procesin e kartave të identitetit, që sipas selisë rozë po zvarritet qëllimisht në dëm të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas Damian Gjiknurit qeveria ka përgjegjësinë kryesore në ngadalësimin e procesit.
TIRANE- Partia Socialiste vazhdon të shprehë shqetësimin për procesin e kartave të identitetit, që sipas selisë rozë po zvarritet qëllimisht në dëm të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas nënsektretarit për cështjet ligjore në PS, Damian Gjiknuri qeveria ka përgjegjësinë kryesore në ngadalësimin e procesit.
‘Procesi i pajisjes me letërnjoftime ka hyrë ne fazën më kritike, duke kërcënuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë zgjedhjet e lira në vend. Problemet me shtrirjen e sistemit dhe mungesa e masave organizative për ecurinë normale të këtij procesi, po ndikojnë në mënyrë thelbësore në dështiminin e objektivit për pajisjen me prioritet me letërnjoftime e të personave pa pasaportë. Kjo situatë ka përgjegjës, duke bërë që publiku dhe politika shqiptare të kërkojnë përgjigje për këtë”- ka theksuar Gjiknuri, përmes një konference për mediat.
PS i ka kërkuar qeverisë të marrë përsipër përgjegjësitë politike dhe ligjore për problemet e pajisjes me karta identiteti.
“Çdo tentativë, neglizhencë apo mungesë informacioni për këto çështje, përbën jo vetëm një përgjegjësi politike, por edhe ligjore, për të mos thënë penale. Një qeveri e cila dështon në angazhimin më themelor të saj, organizimin e zgjedhjeve të lira, e humbet legjitimitetin për të qenë në detyrë në kohën e zhvillimit të tyre”- theksoi Gjiknuri. (e.n/Balkanweb)