E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjaft Premtime te pambajtura dhe shkelje e rregullores se Kuvendit me i pasuri i deputeteve nga opozita

Tirane 24 dhjetor NOA-Levizja Mjaft ka publikuar diten e sotme ecurine e parlamentit gjate dy sesioneve te kesaj legjislature.

Monitorimi i Kuvendit per periudhen shtator 2009-korrik 2010 ka nxjerre se nga monitorimi i Mjaft-it rezulton qe 16 nisma ligjore te miratuara ne dhunim te nenit 57 te rregullores duhet te ishin shpallur te pavlefshme.

Me tej ky raport thekson se Partia Demokratike ka arritur ti permbahet premtimeve dhe angazhimeve te saja elektorale ne masen e 9.8.
LSI ka arritur te realizoje vetem 7.7 te premtimeve te veta elektorale.

Me pak se te tere eshte grupi parlamentar socialist i cili nuk ka mundur te realizoje vecse 1.4 te premtimeve te veta elektorale.

Raporti publikon edhe listat e deputeteve me te pranishem dhe te atyre qe nuk kane qene fare te pranishem ne asnje prej 143 seancat plenare te monitoruara.

Ne kete raport publikohen edhe te dhenat e pasurise se deputeteve ku deputeti me i pasur me nje distance te madhe nga i dyti rezulton te jete deputeti Tom Doshi me rreth 3 miliarde leke.

Po ashtu gjate kesaj periudhe nuk kane munguar rastet e shkeljes se nenit 62 te Rregullores sa i takon respektimit te etikes parlamentare.

Ne punen e komisioneve raport shenon te pakten 20 raste kur mbledhjet e komisioneve jane zhvilluar ne mungese te kuorumit te nevojshem prej me shume se gjysmes se anetareve.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›