E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha është gojëpërdalë

Sulmet dhe gjuha e ashpër e plot akuza e kryeministrit Berisha ne seancën parlamentare te se enjtes, sipas shefit te opozitës Edi Rama, janë shenje e degradimit te pushtetit. Kryesocialisti e cilësoi te dështuar përpjekjen për zgjidhjen e krizës. Rama tha se me qëndrimet qe mbajti ne kuvend, Berisha beri te qarta arsyet perse nuk lejon transparencën elektorale. Lideri socialist deklaroi se qeveria nuk mbështeti asnjë kategori sociale, por vetëm i ka denigruar ato. Bashke me urimin për krishtlindjet, zoti Rama u shpreh se pas shfaqjeve te Berishës si ajo e një dite me pare ne parlament, ndryshimi i Shqipërisë është shume i afërt.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›