E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhoma e Tregtise Tirane Mercator Zinxhiri i Shitjeve me Pakice me i mire i Vitit

Tirane 24 Dhjetor 2010 NOA - Mercator eshte vleresuar me cmimin Zinxhiri i Shitjeve me pakice me i mire i Vitit nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise se qarkut ne Tirane ne mbremjen Gala te se Merkures ne foto ku shume biznese u vleresuan per performancen dhe arritjet e tyre ne tregun Shqiptar gjate vitit 2010.

Ky cmim iu dha supermarketit Slloven per te vleresuar investimin afatgjate ne Shqiperi dhe per Shqiptaret ku eshte per tu permendur ofrimi i produkteve ushqimore shume cilesore dhe te perballueshme per konsumatorin mesatar shqiptar mundesite e krijuara ne punesimin e konsiderueshem te shqiptareve permes perspektives se shtrirjes se rrjetit te dyqaneve Mercator gradualisht ne te gjithe vendin si dhe per nje etike te larte biznesi dhe per pergjegjesi te dukshme shoqerore te treguar gjate ketij vit.

Mercator i cili eshte nje nga kompanite me te medha ne Europen Juglindore dhe me i madhi ne Slloveni me 1500 dyqane dhe 22000 punonjes ne 7 vende ka bere nje investim prej 7 milione eurosh vetem ne Shqiperi gjate ketij viti.

Nje tjeter arritje e supermarketit eshte kontributi qe jep ne nxitjen e prodhimit vendas me shitjen e tyre ne vend dhe eksportimin e tyre.

Ne fakt Mercator synon te shese ne dyqanet e tij me shume se 50 te mallit vendas krahas mallit Slloven dhe te importuar.

Supermarketi Slloven i cili ka nisur investimin e tij ne nje periudhe te veshtire ekonomike per Shqiptaret ne 2009 vetem pak dite me pare ka festuar njevjetorin e hapjes ne Citypark.

Gjithashtu gjate 2010 Mercator u ka ardhur me afer Shqiptareve me hapjen e dy dyqaneve te tjera tek rruga Komuna e Parisit ne Tirane dhe tek qendra Flagship Center ne Durres.

Ne prag te festave nje kohe ku cmimet ne treg kane pesuar rritje sipas raportimeve te ndryshme te tregut Mercator garanton cmimet dhe ofertat me te mira duke mos pesuar as edhe nje lloj rritje te vecante dhe te pa arsyetuar per kete periudhe.

e.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›