Mjedisi, Berisha kritika vendorëve: Duhet qëndrim i ri
TIRANË- Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror ka kritikuar autoritet vendore se tolerojnë praktika të dëmshme në qëndrimin ndaj ndotjes së mjedisit.
"Çdo ditë konsumohen krime të rënda ndaj mjedisit. Akoma organet e mbrojtjes së mjedisit nuk janë të vetëdijshme sesa të rënda janë këto krime për shoqërinë. Autoritetet vendore ende nuk janë në vetëdije që janë administratorët e territorit me ligj dhe me praktikë. Akoma kryetarët e qeverive vendore tolerojnë praktika nga më të dëmshmet me qëndrimin ndaj plehrave", u shpreh Berisha gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për Turizmin.
Duke e konsideruar përhapjen e mbetjeve në ambjente të hapura një problem akut, Berisha bëri thirrje gjithashtu dhe për një sensibilizim të qytetarëve
"Studimet e fundit faktojnë se shkaku i 40% të vdekjeve të njeriut sot janë ndotjet mjedisore. Mendoj që në datën 20 prill të gjitha komunitetet duhet të angazhohen. T'u bëjmë thirrje prindërve, fëmijëve të tyre, shkollave, administratës, të ndajnë detyrat me bashkitë, me komunat dhe të mund t’i japim Shqipërisë atë ditë një frymëmarrje të re", tha Berisha.
“Shoqëria shqiptare ka nevojë për ndryshim të qëndrimit ndaj mjedisit të jashtëm. Sipërmarrësit shqiptarë kanë nevojë për qëndrim ndaj mjedist rreth sipërmarrjeve të tyre. Këshillat dhe kryetarët e qeverive qëndrore kanë detyrim për një qëndrim të ri ndaj mjedisit. Policia, Prokuroria e Përgjithshme, SHISH dhe të gjitha institucionet e kanë të domosdoshëm një qëndrim të ri ndaj mjedisit dhe krimeve që kryhen ndaj tij në mënyrë të përditshme", deklaroi Berisha.
Sipas tij, qeveria mban dhe do të mbajë në axhendën e saj në mënyrë konstante dhe ka përparësuar dhe do të përparësojë projektet e mëdha të lidhura me mjedisin.
(el.me/BalkanWeb)