E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Lufta kunder korrupsionit

Autoritetet vendase e nderkombetare ne Kosove thone se korrupsioni vazhdon te jete nje nga sfidat kryesore ne perpjekjet per vendosjen e sundimit te ligjit ne Kosove. Keto komente u bene sot ne Prishtine gjate punimeve te Keshillit Kombetar Kunder Korrupsionit nisme kjo qe ka per qellim bashkerendimin e veprimeve ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga tha se korrupsioni e rrezikon moralin e shoqerise dhe institucionet e kane per obligim qe te luftojne kete dukuri.

Nese nuk jemi efikas dhe plotesisht te suksesshem ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar atehere ne po rrezikojme te shnderrohemi ne nje shoqeri ne te cilen femijet tane do te rriteshin ne nje ambient ku forme per arritje te suksesit do ta konsideronin miton dhe korruptimin. Ne duhet te parandalojme qe dukuria e korrupsionit te behet kulture e punes se institucioneve shteterore dhe  edhe me keq kulture e jetes se perditshme te shoqerise sone tha Presidentja Jahjaga.

Zevendeskryeministri i Kosoves Hajredin Kuqi njeheresh minister i Drejtesise tha se qeveria eshte e angazhuar ne fuqizimin e ligjeve aktuale dhe pershpejtimin e ligjeve tjera kunder korrupsionit.

Une do te fokusohem kesaj radhe ne planet e ministrise se Drejtesise per kete vit ne kete drejtim duke u fokusuar ne tri ligje kryesore te cilat jane baza kryesore qe sivjet pritet te vihet ne luften tone kunder korrupsionit dhe keto jane Kodi i ri Penal Kodi i ri i Procedures Penale dhe Ligji per Konfiskimin e Pasurise se Fituar me Veper Penale. Kodi i ri penal i cili pritet te miratohet perfundimisht shume shpejte nga Kuvendi ka sjelle shume risi dhe shume permiresime ne drejtesine penale ne Kosove. Per me teper njera nga perpjekjet kryesore te ministrise se Drejtesise dhe rrjedhimisht Qeverise se Republikes se Kosoves ka qene pikerisht ashpersimi i luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ne vecanti tha zoti Kuqi.

Nderkaq zevendesshefi i misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit Andy Sparks tha se misioni i EULEX-it eshte duke bere perpjekje qe bashke me institucionet e Kosoves ta luftojne kete dukuri.

Ne nuk jemi te persosur kemi bere gabime gabime serioze. Por me kapacitetin tone ekzekutiv EULEX-i ka hapur me shume se 90 raste per korrupsion numer ky qe eshte ne rritje ndersa ka kryer hetime per korrupsion dhe ka shperndare me shume se 46 aktgjykime. EULEX-i gjithashtu eshte duke e luftuar korrupsionin me ekipe te perziera te hulumtimit me prokurore vendas dhe policine e Kosoves tha zoti Sparks.

Keshillit Kombetar Kunder korrupsionit eshte themeluar me dekret te vecante te presidentes Jahjaga dhe ka per qellim te bashkerendoje veprimet per parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe do te identifikoje dhe bashkerendoje veprimet ne perkrahje te zbatimit te strategjise kombetare ne luften kunder korrupsionit.

Gjate debateve te sotme serish u vune ne spikame komentet e ambasadorit  amerikan ne Kosove Christopher Dell i cili dite me pare terhoqi verejtjen se korrupsioni ka pershire Kosoven ne shkale te gjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›