Shqiperi Gjendja e sistemit energjitik debate ne parlament
Parlamenti debatoi sot mbi veshtiresite e sistemit energjitik te Shqiperise. Opozita i gjeti shkaqet tek keqmenaxhimi i kompanive te ketij sektori. Ndersa deputetet e shumices thane se veshtiresite kane ardhur nga tregjet kriza dhe thatesira. Analiste te pavarur mendojne se humbjet ne rrjet po shtohen dhe gjendja nuk permiresohet duke fajesuar njeri tjetrin.
Opozita dhe shumica debatuan sot me tone te ashpra per situaten energjitike te vendit duke marre shkas nga nje ligj per sigurine e digave te hidrocentraleve. Deputetet e Partise Socialiste shfrytezuan rastin per te diskutuar mbi veshtiresite ne sektorin energjitik dhe menyren se sip o menaxhohen kompanite KESH e prodhimit dhe CEZ e shperndarjes se energjise elektrike.
Deputetet e Partise Demokratike theksuan se qysh nga viti 2005 kur PD erdhi ne pushtet energjia elektrike nuk ka munguar asnje cast ne banesa dhe ne biznese nderkohe qe po behen perpjekje te jashtezakonshme per rritjen e cilesise se sherbimit uljen e humbjeve te energjise ne rrjet dhe sigurimin e digave te hidrocentraleve.
Pertej debateve politike analistet e ekonomise mendojne se situata energjitike e Shqiperise eshte e veshtire dhe komplekse si ne energjine elektrike ashtu edhe ne karburante dhe duhet trajtur me kujdes nga te gjithe faktoret.
Sipas studiuesve te ekonomise humbjet e energjise ne rrjet jane rritur perseri dhe kjo eshte nje veshtiresi me shume ne rrjetin energitik krahas faturave te papaguara dhe keqmenaxhimit te kompanive shteterore apo rpivate te kesaj fushe te rendesise se vecante.