E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama pret Topin vleresohet bashkepunimi

Kryetari i Shtetit shqiptar Bamir Topi dhe Zonja e Pare Teuta Topi jane pritur mbreme nga Presidentii i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama. Takimi u zhvillua ne pritjen zyrtare qe ai dha se bashku me Zonjen e Pare amerikane Mishel Obama ne Muzeun e Historise se Natyres te Nju Jorkut per nder te presidenteve te vendeve pjesemarrese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.

Sipas njoftimit te Presidences gjate takimit te dy Presidentet vleresuan marredheniet e shkelqyera historike mes Shqiperise dhe SHBA-ve si dhe bashkepunimin e ngushte e strategjik si dy vende aleate e partnere.


Presidenti Topi i shprehu mirenjohjen homologut Obama per mbeshtetjen e pakursyer dhe te vazhdueshme te shtetit dhe administrates amerikane per kombin dhe ceshtjen shqiptare duke e siguruar njekohesisht se Shqiperia do te vazhdoje te mbetet nje aleat shume besnik dhe i besueshem jo vetem si anetare e NATO-s por edhe ne kuader te luftes kunder terrorizmit nderkombetar dhe ne perballimin e sfidave te perbashketa globale- thuhet ne njoftim.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›