E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjedisi, Ps mbledh tryezënRama: Të ndalim rrënimin

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV - Ndiqni debatin TIRANË – Në vijim të diskutimit të shtyllave kryesore të programit “Për një Rilindje Shqiptare”, PS mblodhi sot pasdite tryezën për mjedisin dhe problemet e tij.
Kryesocialisti Rama në fjalën e tij iu referua veprimit të françeskanëve shume vite më parë për ngritjen e muzeut për mjedisin, i cili tanimë është shkatërruar.
“Mjedisi në Shqipëri, i ngjan një gostie ku konsumohen brenda një nate, të ardhurat e një viti. Keqmenaxhimi i burimeve natyre është spektakolar. Mjedisi është kryeçështja që ka mbërritur në sgrip, në pikën ku rrezikon të jetë pa kthim për kushedi për sa dekada e gjenerata me rradhë”, tha Rama.

“Sot kemi një sjellje barbare me mjedisin”, tha lideri socialist, sipas të cilit “mjedisi është burimi potencial më i madh për ekonominë”. Ai kërkoi një moratorium në të gjitha fushat ku mjedisi ka arritur fundin pasi këto çështje duhet të shihen si “një betejë qytetërimi”. “Po zhvillohet një gjueti barbare e pakontrolluar”, tha Rama ndërsa rreshtoi disa prej problemeve më të mëdha. “Nuk mund të presim që lumenjtë të përmbysin fushat”, deklaroi ai.

(aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›